Subscribe to our newsletter

PYETJE DHE PËRGJIGJE

  •         Kush jemi ne?

Mbështetja Evropiane për Demokraci (EED) është organizatë e pavarur e dhënies së granteve që mbështet aktorët e ndryshimeve demokratike në Fqinjësinë Evropiane dhe më gjerë. EED është iniciativë e përbashkët e institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së. Punën e EED-së e mbikqyr Bordi i Qeverisjes dhe Komisioni Ekzekutiv.

  •         Kë e mbështesim?

EED mbështet organizatat e shoqërisë civile,  lëvizjet dhe aktivistët individualë që punojnë drejt një sistemi politik demokratik pluralist. Regjistrimi zyrtar nuk është i domosdoshëm. Ne gjithashtu mbështesim organizatat e sapoformuara ose të paregjistruara, platformat joformale, individët dhe grupet rinore.

Në veçanti, EED i ndihmon ata që nuk mund të mbështeten nga donatorë të tjerë dhe nga instrumentet ekzistuese të BE-së. EED motivohet nga kërkesat dhe u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të aktorëve të demokracisë lokale.

Përfituesit e EED-së mund të jenë lëvizjet dhe aktorët prodemokratikë, organizatat e shoqërisë civile, mediat e pavarura, gazetarët dhe bllogerët, artistët, si dhe institucionet joqeveritare, përfshirë këtu fondacionet dhe institucionet arsimore.

  •          Cilat iniciativa i mbështesim?

Mandati i EED-së është të “kujdeset dhe të inkurajojë demokratizimin dhe demokracinë e thellë dhe të qëndrueshme” në vendet që përballen me tranzicion demokratik ose mungesë të demokracisë në rajonin e Fqinjësisë së BE-së dhe më gjerë.

Shembuj të aktiviteteve të mbështetura nga EED (shënim: lista e mëposhtme nuk është e plotë):

  •         Promovimi i pluralizmit dhe diversitetit politik

  •         Rritja e llogaridhënies së shtetit

  •         Përfshirja më e madhe e shoqërive, përfshirë kë edhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave dhe pakicave dhe duke shtuar pjesëmarrjen e tyre

  •         Mbështetja e përfaqësimit dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal

  •         Promovimi i një roli më të madh, më efektiv dhe më profesional i aktorëve prodemokratik, si partitë politike, sindikatat dhe organizatat e shoqërisë civile

  •         Promovimi i lirive themelore, përfshirë këtu lirinë e të shprehurit, lirinë e asocimit, lirinë e tubimit paqësor dhe lirinë e fesë ose besimit

Aktivitetet e mbështetura nuk mund të jenë fitimprurëse.

  •         Ku punon EED?

EED kryesisht punon në fqinjësinë e BE-së. Vendet që kanë të drejtë për mbështetje nga EED në fqinjësinë lindore janë Armenia, Azerbejxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldova dhe Ukrania. Vendet e fqinjësisë jugore janë Algjeria, Egjipti, Jordania, Libia, Libani, Maroku, territoret e okupuara palestineze, Siria dhe Tunizia.

Që nga viti 2015, mandati i EED-së është zgjeruar për të pranuar kërkesa përkatëse për mbështetje nga vendet në zonat afër fqinjësisë evropiane, varësisht nga nevojat dhe fondet në dispozicion - Bahreini, Çadi, Irani, Iraku, Kazakistani, Kuajti, Kirgistani, Mali, Mavritani, Nigeria, Omani, Katari, Rusia, Arabia Saudite, Sudani, Taxhikistani, Turqia, Turkmenistani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani.

Nga viti 2018, EED ka zgjeruar më tej punën në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu pranon kërkesa për mbështetje nga rajoni - Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia.

Nuk është parakusht që të ndodheni në njërin nga këto vende, mirëpo në përgjithësi aktivitetet e propozuara duhet të kenë një përfshirje të fuqishme të aktorëve nga vendet e përfshira në EED dhe duhet të synojnë popullatën në ato vende.

Si punojmë?

EED kryesisht  përpiqet të mbështesë grupe dhe aktivistë, të cilët nuk mbështeten nga instrumentet ekzistuese të BE-së ose nga programe të tjera.  EED kombinohet me programet e tjera donatore, shërben si plotësues i boshllëqeve frinanciare dhe ka për qëllim të ofrojë mbështetje të shpejtë dhe fleksibile.

Sekretariati i EED-së vlerëson të gjitha kërkesat për mbështetje dhe përgatit rekomandimin për Komisionin Ekzekutiv, i cili i merr vendimet financiare gjatë mbledhjeve të rregullta.

  •         Cila është vlera e shtuar e EED-së?

EED është organizatë që mbush boshllëqet e financimit. Kjo do të thotë që ne mbështesim ata që nuk mund të mbështeten nga donatorë të tjerë dhe instrumentet ekzistuese të BE-së për shkaqe të ndryshme.

  •         EED në përgjithësi përpiqet të japë përgjigje përfundimtare brenda 12 javëve dhe gjithashtu jep përgjigje urgjente për kërkesat urgjente të mbështetjes.

  •         EED mund të mbështesë shpenzimet operative (pagat, shpenzimet e zyrës dhe shpenzime të tjera të ngjashme, shpenzimet e komunikimit).

  •         EED pranon kërkesa për mbështetje në katër gjuhë: arabisht, anglisht, frëngjisht dhe rusisht.

  •         EED mund të mbështesë grupet individuale dhe të paregjistruara.

  •         EED pranon kërkesa për mbështetje në çdo kohë. Nuk ka afat!

         A ka EED zyra lokale ose përfaqësues në vend, me të cilin mund të bisedoj lidhur me idenë apo propozimin tim?

EED ka selinë në Bruksel dhe nuk ka zyra të vendit. Në numrin më të madh të vendeve në të cilat punojmë kemi rrjet të këshilltarëve.  Mundësia më e lehtë për të komunikuar me EED-në është të na dërgoni postë elektronike në grants@democracyendowment.eu.

  •          Si i zgjedh EED përfituesit e granteve?

Vendimet e financimit i merr Komisioni Ekzekutiv. Vlerësimin e bën Sekretariati i EED-së në bazë të mandatit të EED-së.

EED mbikqyr në mënyrë të plotë balansin gjeografik, gjatë ndarjes së fondeve mes fqinjëve jugorë dhe lindorë.

back to top
website security

Log in to members area